×
  • Lajme
  • Lajme

    E vendosi Flamurin Kombëtar në Bujanoc – Shqipërim Arifi dënohet me 55 mijë dinarë nga Serbia

    Insajderi
    18 April 2024 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se është dënuar nga institucionet serbe me 55 mijë dinarë.

    Dënimi ndaj tij është shqiptuar nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë, për shkak se me 28 nëntor ka vendosur Flamurin Kombëtar në objektin e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc.

    “Derisa përgatitjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë në fazën finale për themelimin e ashtuquajturës “Asociacioni i komunave me shumicë serbe — Zajednica” me kompetenca të plota ekzekutive, shqiptarëve në Luginën e Preshevës i mohohen të drejtat elementare njerëzore siç është vendosja flamurit kombëtar”, ka shkruar ndër të tjera Arifi.

    Shkrimi i plotë:

    Deri kur?

    55.000 dinarë dënim për vendosjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar 🇦🇱

    Sot kam pranuar dënimin prej 55.000 dinarë nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit.

    Gjykata në fjalë ka nxjerrur AKTVENDIM lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e partisë tonë në Bujanoc, me ç’rast ky dënim përbëhet prej 5000 dinarëve ndaj mua si person përgjegjës në pozitën e kryetarit të partisë “Alternativa për Ndryshim”, ndërkaq 50.000 dinarë për subjektin politik që kam drejtuar deri në shkurt të këtij viti, kur është datuar edhe ky aktvendim.

    Ky aktvendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    Derisa përgatitjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë në fazën finale për themelimin e ashtuquajturës “Asociacioni i komunave me shumicë serbe — Zajednica” me kompetenca të plota ekzekutive, shqiptarëve në Luginën e Preshevës i mohohen të drejtat elementare njerëzore siç është vendosja flamurit kombëtar.

    Hapat e regresit të drejtave e minoritetit shqiptar në Serbi kanë një funksion divergjence me të drejtat e minoriteve serbe në Republikën e Kosovës.

    Sa më shumë të drejta për serbet në Kosovë aq më pak të drejta për shqiptarët në Serbi. Deri kur?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark