Harry Maguire është deklaruar pas disfatës 4-0 të Manchester United në derbin e zhvilluar me Liverpoolin në kuadër të javës 30-të.
Mbrojtësi anglez është duke u kritikuar për formën e tij, dhe pothuajse në çdo ndeshje po vërshëllehet për veprimet në fazën defanzive.
Mirëpo, Maguire mendon ndryshe për këtë aspekt dhe ai pas ndeshjes me The Reds ka thënë se po të luante dobët, nuk do të ishte gjithnjë në formacionin startues.
“Nuk do të luaja në çdo ndeshje për Manchester Uniteditin, nëse do të luaja keq”, ka thënë fillimisht mbrojtësi.
“Ka arsye se për dy trajnerët më kanë vënë në formacionin startus në çdo ndeshje, kjo është e dukshme se ata kanë besim në mua”.
“Nuk jemi gjithmonë në elementin tonë, pasi keni ndeshje me paraqitje të mira, por janë edhe nga ato që shkëlqeni, të cilat tifozët nuk i kujtojnë”, ka shtuar më tej Maguire.
Anglezi lidhet me një largim nga Old Trafford në këtë verë, derisa United përgatitet për një revolucion në skuadër.