×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E vret qëllimisht me makinë, Insajderi sjell emrin e viktimës dhe të dyshuarit të rastit në Pejë

    Insajderi
    24 April 2024 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një incident i rëndë ka ndodhur në Peje , ku si për pasojë ka mbetur i vrarë një shtetas i Shqiprisë.

    Siç merr vesh Insajderi i dyshuari e ka ndjekur me veturë viktimën duke kaluar disa vetura me radhë – deri sa ka arritur që ta godasë atë skaj rrugës.

    Siç merr vesh Insajderi të dy viktima dhe i dyshuari janë shtetas të Shqiperisë, dhe miq mes vete.

    Burime të Insajderit brenda Policisë i kane thënë Gazetës se kohë më parë dyshohet se viktima ia kishte djegur shtëpinë në Elbasan tashmë të dyshuarit.

    Policia sipas burime të gazetës Insajderi tashmë e ka shpallur në kërkim të dyshuarin të cilit i është gjetur vetura me të cilën është kryer krimi.

    “Vetura tashme është gjetë prej policisë- vetura me të cilën e ka goditur me herët viktimën”, ka thënë burimi i Insajderit.

    Insajderi sjell emrin e viktimës dhe të dyshuarit.

    Viktima i quajtur Ilir Osmani.

    Dhe i dyshuari nga Elbasani, Sergio Jonuzi.

    Insajderi do te ju mbajë të informuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark