×
  • Showbiz
  • Show

    E zbuloi Fifi, ja cili është banori që e mbështet në BBVA

    Insajderi
    17 January 2024 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Big Brother Vip 3” ka hapur dyert e shtëpisë më të famshme në Shqipëri për personazhet e njohur publik, që deri tani janë në total 24 persona.

    Pavarësisht se ka pak ditë që ka filluar, zhurma e tij ka pushtuar menjëherë kryeartikujt e mediave rozë por jo vetëm.

    Ndërkohë që jemi në ditën katërt të këtij edicioni, mesa duket publiku ka krijuar menjëherë pëlqimet e para dhe një ndër to është këngëtarja e njohur, Fifi.

    Ditën e sotme, artistja ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku sigurisht nuk i kanë munguar edhe pyetjet në lidhje me personazhin e saj të preferuar në BBV3.

    Përmes një postimi të bërë në Instastory, këngëtarja e shumë hiteve muzikore ka treguar se në këtë edicion përkrah Romeon.

    “Çfarë mendon për Romeon”, ka qenë pyetja që i është drejtuar artistes në Instagram.

    “Që është banori im i preferuar momentalisht”, përgjigjet Fifi, teksa ka publikuar gjithashtu edhe mënyrat se si mund ta votojnë Romeon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark