E zbulon Haradinaj - kështu e thërret nga dashuria Anitën - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    E zbulon Haradinaj – kështu e thërret nga dashuria Anitën

    Insajderi
    10 October 2020 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ndarë me publikun detaje nga jeta e tij private.


    Në veçanti ai ka folur për raportin e tij me bashkëshorten, Anita Haradinaj e cila njëherit është një moderatore e njohur në vend.

    Haradinaj është shprehur se me Anitën nuk përdorin shprehje përkëledhëse, ai është shprehur se thirrën në emër, madje edhe fëmijët e bëjnë të njëjtën gjë.


    “Jo nuk bojmë shumë përkëledhje, nuk kemi najfarë fjale – gjithë thirremi në emra edhe fëmija na thirrin në emra”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Tete a tete” , të kanal 10-isht.


    “Shyqyr emrin e mirë Anitë e ka se me pasë ma të gjatë nashta edhe ish dashtë me ja shkurtu”, është shprehur Haradinaj duke buzëqeshur.


    Mes tjerash, ai ka thënë se qysh në fillimet e tyre me Anitën kanë qenë dy persona që e kanë sfidu njëri-tjetrin./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark