Eintracht Frankfurti ka luajtur mbrëmë ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Bundesligës gjermane. Ekipet u ndanë në barazim 1-1, duke u larguar me nga një pikë nga stadiumi. Titullar nga minuta e parë në këtë përballje ishte edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Diant Ramajn.
Portieri 21-vjeçar luan ndeshjen e tij të parë për këtë sezon me Frankfurtin, si dhe të dytën në karrierë me këtë skuadër. Trapp ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe mes shtyllave u vendos Ramaj. Ky i fundit arrin ta zëvendësojë me sukses gardianin e njohur gjerman, teksa është vlerësuar me notën 7.2 nga “Sofascore”, nota e dytë më e lartë në radhët e Eintracht Frankfurtit.
Ramaj ka pritur 5 goditje në portë të kundërshtarit dhe ka shfaqur siguri në portë. Klubi gjerman po tregon besim ndaj portierëve të rinj, çka duhet të mbushë me shpresë edhe Simon Simonin, i cili u transferua te Eintracht-i këtë muaj.