Bayern Munich ka përsëritur edhe një here, se ata nuk janë të interesuar për të bërë Cristiano Ronaldon pjesë të skuadrës bavareze këtë verë. Gjigantët gjermanë ia kanë bërë të ditur prej kohësh këtë edhe yllit të larguar të United, teksa portugezi kërkon një rrugëdalje nga ‘Old Trafford’ në kërkim të një skuadre që luan në Champions League.
Megjithatë, drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, ka lëvizur edhe një herë për të deklaruar që klubi dëshiron ta sjellë 37-vjeçarin në ‘Allianz Arena’. “Kam shumë respekt për Cristiano Ronaldon, sukseset dhe karrierën e tij. Por edhe një herë: Kjo ishte dhe nuk është një temë e mbyllur për ne”,- tha Salihamidzic për ‘SPORT1’.
Refuzimi i fundit është një goditje e mëtejshme për Ronaldon dhe dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester United në afatin kalimtar të verës. Me Bayernin klubin e fundit që tërhiqet nga gara. Ronaldo ka postuar një foto të tij në palestër i veshur me pantallona të shkurtra stërvitore të United në rrjetet sociale.
Në fillim të kësaj jave, Cristiano hodhi poshtë një propozim për t’u bashkuar me një klub të paidentifikuar të Arabisë Saudite, që do ta bënte numrin shtatë të Unitedit, futbollistin më të paguar në botë. Klubi saudit ishte i gatshëm t’i ofronte Ronaldos një paga marramendëse prej 250 milionë funtesh gjatë dy sezoneve të ardhshme, nëse ai pranonte të transferohej në Lindjen e Mesme.