×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Edhe Bërnabiq pjesë e “sulmeve” serbe në drejtim të KFOR-it: Nuk kam fjalë të mira për ta

    Insajderi
    29 May 2023 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është shprehur e pakënaqur me reagimin KFOR-it gjatë ditës së hënë(sot).

    Sipas saj, ky reagim i KFOR-it është i vonë pasi duhej të ndodhte të premten, duke theksuar se në veri të vendit ka pasur një “konflikt” mes popullatës serbe dhe Policisë së Kosovës, me vlerësimin se sot “ata(KFOR) po i mbrojnë uzurpatorët nga demokracia dhe qytetarët e thjeshtë”.

    “Nuk kam asnjë fjalë të mirë për të thënë për partnerët tanë në BE apo partnerët tanë brenda KFOR-it, reagimi i tyre ishte shumë vonë. Ata duhej të ishin atje të premten, siç janë atje sot”, ka thënë Bërnabiq, shkruan N1.

    Bërnabiq ka thënë se habitet nga bashkësia ndërkombëtare që nuk po respekton parimet e demokracisë.

    “Këto janë kohë të vështira, ne jemi duke e monitoruar situatën, por ky mosrespektim i çdo parimi demokratik nga bashkësia ndërkombëtare është vërtet i habitshëm për mua, por është krejtësisht lakuriq dhe nuk thotë asgjë të mirë për to”, ka shtuar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark