×
  • Lajme
  • Insajderi

    Edhe dy muaj paraburgim ndaj serbit të dyshuar për sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri

    Insajderi
    28 August 2023 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj serbit Dushan Obrenoviq, i cili dyshohet për përfshirje në sulme ekstreme dhe të dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në veri.

    Këtë e kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” nga zyra e gjykatësit procedurës paraprake, Musa Konxheli.

    Ndryshe, gjykatësi Konxheli me propozim të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit R.P., ia kishte zëvendësuar masën e paraburgimit me atë të dorëzanisë në vlerën prej 30 mijë euro.

    Ndryshe, më 31 maj 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë ua kishte caktuar masën e paraburigmit në kohëzgjatje prej një muaji dy të dyshuarve.

    Në njoftim, thuhej se R.P dhe D.O dyshohen se kanë bashkëkryer veprën penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, nga neni 127, paragrafi 2 lidhur me nenin 114, paragrafi 2 dhe nenin 31 të KPRK–së, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, nga neni 167, paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK –së, “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402, paragrafi 5 lidhur me pagagrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK –së dhe veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” nga neni 404, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark