×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Edhe ekonomia gjermane 1,7% rënie në tremujorin e parë 2021

    Insajderi
    30 April 2021 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekonomia gjermane u kontraktua gjatë tre muajve të parë të vitit pasi vendi ndërmori një sërë tjetër masash kufizuese drastike për të parandaluar një valë të tretë të pandemisë.

    “Ekonomia më e madhe në Evropë shënoi një rënie me 1,7% në tremujorin e parë krahasuar me një rritje prej 0,5% në tre muajt e fundit të vitit të kaluar”, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

    Analistët kishin parashikuar një tkurrje të Bruto prodhimit vendor (BPV) prej 1,5% gjatë tre muajve të parë të vitit.

    Tremujori i parë pati një rënie prej 3,3% në raport me një vit më parë, kur kriza e koronavirusit goditi për herë të parë ekonominë botërore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark