×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Edhe Elon Musk dështon në biznes! Si dështoi për një “marrëveshje” raketash me rusët pasi “u bë xurxull”

    Insajderi
    12 September 2023 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe Elon Musk mund të dështojë që të bëjë biznes. Këtë e ka zbuluar vetë në biografinë e tij. Bëhet fjalë për një marrëveshje që ishte pritur të realizohet rreth viteve 2000 me rusët, por që plani dështoi “me sukses” dhe për këtë e kishte fajin vetë Musk. Incidenti ndodhi gjatë një darke ku ai po përpiqej të blinte raketa miliona dollarëshe, por kishte pirë disa gota. 

    Në biografinë e tij, CEO i Tesla dhe X i tha autorit Walter Isaacson se ai dëshironte të niste një mision që do të “frymëzonte interesin publik në eksplorimin e hapësirës”. Sipas Daily Mail, ai punoi me inxhinierin e raketave Jim Cantrell dhe Adeo Ressi, ish shokun e tij të dhomës në kolegj, për të organizuar një takim biznesi ku do të negocionte blerjen e raketave.

    Para zbarkimit, ata bënë një ndalesë në Paris, ku festuan gjatë gjithë natës. Rezultati ishte që Musk u “rraskapit”. Kur mbërritën në Moskë, u ndalën sërish në një restorant ku hëngrën dhe pinë shumë vodka. Sipas librit, Musk i ra të fikët e për rrjedhojë takimi dështoi dhe dy vjet më vonë ai u kthye në Moskë duke u përpjekur të blinte dy raketa Dnepr për 18 milionë dollarë.

    Rusët e tallnin pasi donin 18 milionë dollarë secili. Pavarësisht se Musk u bëri presion, rusët jo vetëm që nuk u dorëzuan, por e ngritën shumën që kërkonin në 21 milionë. Kështu CEO i Tesla u largua duarbosh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark