×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Edhe gjatë kësaj jave temperatura verore në Kosovë

    Insajderi
    11 September 2023 - 08:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të nis me mot kryesisht me diell dhe relativisht të nxehtë.

    Kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike do të vazhdojnë deri të mërkurën.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

    Të enjten parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, vranësirat gjatë ditës parashihet që vende-vende të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.

    Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius .Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark