Insajderi
Biznes

Edhe “Infrakos” kalon në VALA

Insajderi
05 July 2018 - 14:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I tërë personeli i Ndërmarrjes Publike “Infrakos” që nga fillimi i këtij muaji do të kenë numra të VALA-s. Kjo u mundësua pas nënshkrimit të marrëveshjes nga ana e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Gent Begolli dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Infrakos”, Agron Thaçi, marrëveshje kjo, e cila automatikisht të gjithë stafin e kësaj ndërmarrje e kalon në operatorin publik Vala.

“Me këtë marrëveshje të lidhur sot dhe ato që kemi lidhur deri më tani, janë një tregues sinjikativ se gjithnjë e më tepër është duke u rikthyer besimi në shërbimet dhe produktet që ofron Vala, ndërkaq me përforcimet e bëra në rrjet si dhe me ofertat e reja që do t’i promovojmë në javët në vazhdim, synojmë që të kthejmë tek ne edhe shumë institucione të tjera”, deklaroi Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli.

Nga ana e tij, Kryeshefi Ekzekutiv i “Infrakos” bëri të ditur se tash e tutje personeli që ai udhëheq do të ketë lehtësime dhe përparësi të tjera të komunikimit që është një ndihmesë e madhe teknike për mbarëvajtjen e punëve operative.

”Me VALA-n do të kemi shumë përfitime në shumë drejtime, por mbi të gjitha do të na ndihmojë në kryerjen më efektive të punëve tona operative, qoftë në aspekt të komunikimit, por edhe të shfrytëzimit të internetit të shpejtë”, theksoi Agron Thaçi, Kryeshef Ekzekutiv i “Infrakos”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark