Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmë ka vazhduar takimet me mbështetësit e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Limaj ka thënë se, mbrëmë në konakun e një ndër pleqnarëve më në zë, Ramadan Shabanit, në Kijevë, kisha kënaqësinë të takoj përkrahësit tanë nga Kijeva dhe Bubaveci i Malishevës, të cilët janë duke përkrahur fuqishëm kauzën tonë për Çlirimtarët.
“Kijeva dhe Bubaveci, për gjatë gjithë periudhave të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi, kanë ditur të rreshtohen krah lëvizjeve çlirimtare, siç po bëjnë tani me rreshtimin e drejtë krah kauzës sonë, për një zë më të fuqishëm të çlirimtarëve në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Limaj.
Limaj që në këto zgjedhje merr pjesë me sloganin “Me Çlirimtarët” dhe me numrin 121, në fund të takimit ka falënderuar banorët e Kijevës dhe Bubavecit për mbështetjen e madhe që po i ofrojnë Nismës dhe kauzës së tij për zgjedhjet e 14 shkurtit.