Insajderi
Insajderi

“Edhe në luftë disa më shajshin pasi u largojshin prej frontit”, Haradinaj: Hajde zotni, thuaje këtu

Insajderi
25 April 2023 - 22:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Edhe në luftë disa më shajshin pasi u largojshin prej frontit”, Haradinaj: Hajde zotni, thuaje këtu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar në emisionin Pressing në T7 për polemikat që ka pasur me ish-prokurorin Elez Blakaj.

Blakaj u largua në SHBA pas disa përplasjeve me Haradinajn në kohën kur ishte kryeministër, por vazhdoi debatin me shkrime në rrjete sociale. Haradinaj beson që po të kishte besim në punënn e tij, Blakaj është dashur të punonte në Kosovë e jo të largohej.  

“Nëse ka besuar në punën e tij ka mundur të vijë e të kryejë gjyqësinë, jo me shajt prej Amerikës”, thotë ai.  

“Edhe në luftë kam pasur raste kur ikshin e më shajshin nga larg, o zotni nëse je aq i përkushtuar për gjyqësor hajde bëje punën në vend.”, shtoi Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark