Ish-deputeti i PDK-së, dhe kandidati për deputet, Ferat Shala, sot ka prezantuar kalimin e aktorit të njohur kosovar, Halim Berisha në PDK.
Shala, ka treguar se sot në ditëlindjen e aktorit, ka nisur një ditë e mirë.
Ai ka shkruar se tash e tutje, nga sot, Halim Berisha do të jetë zëdhënëz i programit Rimëkëmbje të PDK-së.
Postimi i tij i plotë:
S’ka më mirë se kur dita të nis me miq të veçantë si Halim Berisha. Jo vetëm sot – në ditëlindjen tij, por aktori Berisha me batutat e tij inteligjente çdo herë di të na i ndreq ditët.
Duke qenë çdo herë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, edhe kësaj radhe Halimi premtoi se do të jetë njëri prej zëdhënësve të programit “Rimëkëmbje”.
PDK-ja çdo herë ka qenë dhe do të mbetet Shtëpia e sigurt për të gjithë njerëzit e artit, kulturës dhe shkencës! Fuqinë e saj të vërtetë e përbënë korpusi intelektual, shkencor dhe artistik i Kosovës.