Përfaqësuesja e Kosovës gjatë muajit qershor do t’i luajë katër ndeshje zyrtare në kuadër të Ligë së Kombeve, shkruan Insajderi.
Me një orar të ngjeshur dhe me 4 ndeshje zyrtare që do të zhvillohet brenda dhjetë ditësh, nuk dihet ende nëse do të ftohet numër më i madh i futbollistëve, por Insajderi mëson se lista do të publikohet në fund të kësaj jave që po vjen.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti, për Insajderin.
“Po besoj që kah fundi i javës që po vjen, apo në mesjavë. Gjithçka varet nga selektori, e dimë që kemi 4 ndeshje. Normal që ai pret që të kryhet kampionati. Ndeshjet e fundit të javës – mandej bëhet lista përfundimtare pasi duhet të jemi të sigurtë nëse ata janë të gatshëm për ndeshje” – tha Sahiti.
Kosova gjendet në Grupi 2 të Ligës C, së bashku me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe Qipron.
Ndeshjen e parë, Kosova do ta luajë në udhëtim te Qipro me 2 qershor, pastaj me 5 qershor do të jetë nikoqire e Greqisë.
Më 9 qershor, Dardanët do të luajnë përsëri si vendas, pasi e presin Irlandën Veriore, teksa me 12 qershor do të luajnë ndeshjen kthyese me Greqinë në udhëtim.
Orari më poshtë:
Qipro – Kosova (Liga e Kombeve), 2 qershor, 2022
Kosova – Greqia (Liga e Kombeve), 5 qershor, 2022
Kosova – Irlanda e Veriut (Liga e Kombeve), 9 qershor, 2022
Greqia – Kosova (Liga e Kombeve), 12 qershor, 2022
/Insajderi.org