×
  • Lajme
  • Insajderi

    Edhe pas 1 viti bllokim – dështon të mbahet sërish seanca gjyqësor për vrasjen e Agonis Tetajt

    Insajderi
    02 June 2022 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Procesi gjyqësor për vrasjen e rëndë të Agonis Tetajt nga Shaban Gogaj ishte paraparë të rifillojë sot pas afro 1 viti bllokim. Seanca e paraparë për ditën e enjte nuk do të mbahet. Kjo për shkak të mungesës së avokatit të të pandehurit.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

    “Po ka rifilluar procesi gjyqësor por seanca sot nuk mbahet është anuluar për shkak se avokati i të pandehurit ka njoftuar që nuk mundet me marrë pjesë në seancë”, tha ajo për Insajderi.

    Zhuti tregoi edhe për atë se kur pritet të caktohet seanca e radhës.

    “Seancë është planifikuar të mbahet sot në ora 13:30, trupi gjykues do të njoftojë për arsyet e anulimit dhe për datën e radhës nëse e kanë caktuar”, tha zëdhënësja.

    Zhbllokimi i procesit erdhi pasi Oda e Avokatëve të Kosovës u tërhoq nga vendimi i saj për moscaktim sipas detyrës zyrtare të avokatëve për Gogajn.

    Në qershor të vitit të kaluar Gjykata mori vendimi për përjashtimin e avokatit Besnik Berisha nga e drejta për të mbrojtur të akuzuarin Shaban Gogaj. Berisha u dënua me gjobë 500 euro sepse sipas gjykatës i njëjti i ka përsëritur pyetjet e njëjta përkundër që i është tërhequr vërejtja, e po ashtu faktin se vazhdimisht ka deklaruar se gjykata e ka paragjykuar këtë çështje.

    Bllokimi i këtij procesi ka ndodhur pas përjashtimit dhe dënimit më gjobë të avokatit Besnik Berisha.

    Vendimi për shqiptimin e gjobës ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit. Pas përjashtimit të Berishës gjykata nuk arriti të caktojë një avokat sipas detyrës zyrtare për Gogajn, kjo pasi Oda e Avokatëve kishte marrë vendim për moscaktim të asnjë avokati sipas detyrës zyrtare për këtë çështje.

    Në fjalën përfundimtare prokurori Agron Uka e kishte ricilësuar akuzën nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia.

    Ky veprim i prokurorit ngjalli reagime te familjarët e viktimës.

    Isuf Tetaj, babai i tani të ndjerit Agonis Tetaj, përmes një emaili ka alarmuar opinionin publik lidhur me dyshimet e tij se prokurori i cili përfaqëson akuzën në rastin për vrasjen e djalit të tij, Agonis Tetaj – prokurori Agron Uka ka bërë ricilësimin e veprës penale nga “vrasja e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”.

    Ai i ishte drejtuar i ishte drejtuar përmes një letre mediave, shoqërisë civile, ambasadave dhe u kishte bashkangjitur edhe videon e momentit të vrasjes së djalit të tij.

    Ministrja Haxhiu ia kthen letrën babait të Agonis Tetajt, ajo premtonte se rasti i djalit të tij do ta marrë vëmendjen e duhur.

    Edhe më tej rasti po vazhdonte të zvarritej.

    Në janar të këtij viti kryetarja e trupit gjykues, , Violeta Husaj-Rugova ka shqiptuar 250 euro gjobë ndaj avokatit të të akuzuarit Shaban Gogaj, Gëzim Kollqaku, i caktuar sipas detyrë zyrtare, për shkak të zvarritjes të procesit gjyqësor.

    Një vendim të tillë, Gjykata Themelore në Pejë e ka marrë më 30 dhjetor 2021, pasi avokati Kollçaku kishte munguar në seancën e fundit, edhe pse ishte i ftuar në mënyrë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Avokati Kollqaku ishte caktuar nga Gjykata e Pejës për të mbrojtur të akuzuarin Gogaj, pas përjashtimit të avokatit Besnik Berisha për shkak të prishjes së rendit në gjykatore.

    Kollqaku këtë mungesë e kishte arsyetuar se familjarët e të pandehurit Gogaj nuk kanë dëshiruar që ai të ishte mbrojtës i të akuzuarit Gogaj dhe se sipas vendimit të Odës së Avokatëve, avokati mund të caktohet vetëm nga OAK.

    Mirëpo, ky arsyetim i avokatit Kollqaku për mospjesëmarrje në seancë, është konsideruar i pabazuar për të refuzuar mbrojtjen ndaj të pandehurit Gogaj.

    “Arsyetimi i mbrojtësit është në kundërshtim me vendimit nr.16/50 të datës 23 dhjetor 2021 të Qeverisë, e cila ka ndaluar ekzekutimit e vendimit nr.827-1/2021 të datës 12 korrik 2021 të Këshillit të OAK, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente” thuhej në vendimin e gjykatëses.

    Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë më 12 qershor 2019, e të ri cilësuar më 16 mars 2021, e akuzon të pandehurin Shaban Gogaj se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:05:31, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, në kompaninë “Gogaj Ag”, nga pakujdesia i pandehuri Gogaj, e privon të ndjerin nga jeta, Agonis Tetaj.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark