×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Edhe pas 1,000 ndeshjeve, gjyqtari më i vjetër në Angli po vazhdon të ndaj drejtësi

    Insajderi
    26 June 2022 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjyqtari më i vjetër i Anglisë, Peter Phillimore ende po i bie bilbilit në moshën 81-vjeçare, derisa ka drejtuar më shumë se 1,000 ndeshje.

    Për profesionin prej gjyqtari ka folur vajza e Peter, Joanne, e cila tha se futbolli ka qenë pasioni absolut i babait të saj.

    “Jashtë familjes, futbolli dhe gjykimi kanë qenë gjërat më të mëdha, pasioni i tij absolut”, ka thënë e bija, Joanne.

    “Babai ka dashur vetëm që njerëzit të kënaqen dhe të shijojnë gjithçka që ofron ky sport i mrekullueshëm.”

    Ndryshe, ai ka qenë gjyqtar që nga viti 1980 dhe ka kaluar më shumë se 40 vite duke drejtuar ndeshje në Ligën Amatore të Jugut. 

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark