×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Edhe pesë ditë afat”, një qytetar nga Podujeva pretendon se komuna do t’ia rrënojë barakën, thotë se nuk ka ku të shkojë

    Insajderi
    26 August 2023 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rafet Podvorica, nga Podujeva që së bashku me gruan e tij jeton në një barakë në rrugën Hyzri Talla, së shpejti nuk do të këtë se ku të banojë.

    Ai po pretendon se Komuna e Podujevës e ka paralajmëruar se duhet ta lirojnë barakën sepse në atë zonë do të bëhen punime. Qytetari i tha Gazetës Insajderi se i është dhënë afat prej pesë ditësh.

    “Pesë ditë i kam afat, pastaj do ma rrënojnë barakën dhe nuk kemi ku të shkojmë tjetër. Jemi dy anëtarë në gjendje të rëndë ekonomike. Komuna nuk po don me ditë për problemet tona. Të mërkurën na kanë njoftu se na duhemi me leshu barakën”, tha ai.

    Podvorica ka dërguar edhe disa foto të barakës ku po jetojnë tani:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark