Edhe pse nën hetime, Kurti falenderon publikisht e përzemërisht Martin Berishajn e skandalit 600 mijë eurosh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Edhe pse nën hetime, Kurti falenderon publikisht e përzemërisht Martin Berishajn e skandalit 600 mijë eurosh

    Insajderi
    23 October 2022 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti u angazhua që takimi me bashkëpartiakët të mos i shkoj dëm pa e përshëndetur ambasadorin e Kosovës, Martin Berishaj i cili përmendet në një skandal në Slloveni.

    Martin Berishaj, ish-anëtar i Kryesisë së LVV-së, i cili po hetohet nga Prokuroria për deklarim të rremë të pasurisë, u falënderua në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

    Kurti kujtoi se si Berishaj, “u desh ta ndërpriste mandatin në kryesi për t´’iu përkushtuar detyrës së re” të ambasadorit.

    “Martin Berishaj sot është ambasador, dhe u desh ta ndërpriste mandatin në kryesi për t´iu përkushtuar detyrës së re. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Sami Kurteshin, sot anëtar i KQZ, si dhe me Kreshnik Ahmetin, sot zv.ministër i në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Të gjithë këta i falënderoj, secilin me gjithë zemër, me mirënjohje shumë të madhe për punën që e kanë bërë. Jam i sigurt se e kanë bërë këtë punë jo për mua, po as për veten e tyre. E kanë bërë me idealin më të lartë kombëtar e shoqëror, dhe vlerësoj se kanë bërë punë shumë të mirë.”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

    Duke përmendur edhe persona të tjerë që nga Kryesia e LVV-së dolën dhe morën pozita të rëndësishme në shtet, Kurti i falënderoi ata përzemërsisht.

    “Të gjithë këta i falënderoj, secilin me gjithë zemër, me mirënjohje shumë të madhe për punën që e kanë bërë. Jam i sigurt se e kanë bërë këtë punë jo për mua, po as për veten e tyre. E kanë bërë me idealin më të lartë kombëtar e shoqëror, dhe vlerësoj se kanë bërë punë shumë të mirë”, tha kryetari i LVV-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark