×
  • Showbiz
  • Show

    “Edhe pse prapa hekurave…”, burimi trondit me të rejat për Diddy-n

    Insajderi
    08 October 2024 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sean Combs Diddy kishte shumë pushtet në industrinë e muzikës dhe një burim i afërt me reperin pohon se ai ende e ka atë pavarësisht se është në paraburgim.

    Gjegjësisht, manjati 54-vjeçar i muzikës dhe themeluesi i ‘Bad Boy Records’ aktualisht ndodhet në paraburgim federal në New York me akuza të shumta për abuzim seksual dhe shantazh.

    P Diddy, i cili aktualisht po përballet me më shumë se 120 pretendime për shfrytëzim dhe abuzim seksual, i ka mohuar akuzat.

    “Ai është tepër i zgjuar. Ai njeh shumë njerëz dhe ka ndihmuar shumë njerëz, kështu që shumë njerëz i detyrohen atij. Ai e di këtë”, shtoi burimi, duke pretenduar se P Diddy “është i aftë për shumë më tepër gjëra sesa njerëzit, mendo”.

    Kujtojmë se reperi P Diddy u arrestua më 17 shtator në New York dhe avokati Tony Buzbee, i cili do të përfaqësojë viktimat, deklaroi se Diddy drogonte njerëzit me qetësues kuajsh. Në aktakuzë thuhet se oficerët sekuestruan sasi të mëdha vaji për fëmijë dhe lubrifikantë në shtëpitë e tij në Miami dhe Los Angeles. Përveç kësaj, ata zbuluan edhe armë zjarri dhe municione me numra serikë të dëmtuar. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark