×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Edhe sot po protestohet për kushtet jo të mira të punës në Pallatin e Drejtësisë

    Insajderi
    26 August 2022 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe sot stafi mbështetës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Gjykatën e Apelit dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë po protestojnë për temperaturat e larta dhe mosfunksionomin e sistemit të klimatizimit brenda këtij objekti.

    Këtë për “Betimi për Drejtësi” e kanë bërë të ditur kryetari i Këshillit Grevist në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Burim Neziraj, kryetari i Shoqatës Sindikale së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi dhe zëvendëskryetari i Sindikatës së Apelit, Adem Tahiri.

    Neziraj e Rrustemi thanë se deri tani nuk kanë ndonjë përgjigje e as ndonjë informacion nga institucionet përkatëse lidhur me kërkesat e tyre.

    Ata po kërkojnë që të përmirësohet gjendja me sistemin e klimatizimit brenda objektit të Pallatit të Drejtësisë.

    Sipas stafit protestues, shumë punonjës janë duke u përballur me probleme shëndetësore, siç është alivanosja dhe hipërtensioni, për shkak të gjendjes së objektit ku punojnë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark