Edhe sot në orën 18:00 Lëvizja Protestoj ka paralajmëruar protesta në disa qytete. Sonte do të protestohet kundër padrejtësisë sociale dhe politikat e gabuara për punësim.
“Tranzicioni e varfëroi Maqedoninë, ndërsa kjo qeveri e fundosi! Regjimi një kohë të gjatë po mban peng qytetarët dhe bashkëqytetarët tonë për nevojat e tyre: të votojnë, të bëjnë lista, të shkojnë në kundra protesta, të pastrojnë përmendore dhe këtë duhet ta bëjnë që të mos humbin pagën e tyre, e cila edhe ashtu nuk është e mjaftueshme. Por tani më nuk ju frikësohemi.”, thuhet në njoftimin e Protestoj, njofton Shenja.
Protesta sot do të ketë në Shtip, Dellçev, VInicë, Veles, Sveti Nikollë, Strumicë, Manastir, Resnjë, dhe në Krushevë.