Era Istrefi u bë e njohur ndërkombëtarisht pasi në një profil në Instagram u quajt “çika e Rihannas dhe Sias”, dhe ky krahasim po vazhdon të bëhet edhe nga mediat e tjera.
Së fundmi kanali gjerman, RTL2 e ka përgatitur një storie për këngëtaren nga Prishtina, duke e krahasuar me këngëtaren e njohur botërore, Rihanna.
Hiti i saj “Bon Bon” është një nga këngët më të preferuara në mediet evropiane, edhe ato gjermane ndërsa atë dhe stilin e saj e quajnë “cool”.
Storia vazhdon duke thënë se këngëtarja jeton në Kosovë, në një vend ku 70 % të të rinjve janë të papunë dhe ku vitin e kaluar shumë banorë për shkak të gjendjes ekonomike kishin marshuar drejt Gjermanisë.
“Dëshiroj që njerëzve t`u jap shpresë dhe se mund të arrijnë atë çfarë ata duan, pavarësisht se nga vijnë ata”, ka thënë Era për RTL2.
Storia përfundon duke thënë se para Erës qëndron një karrierë e bujshme, e cila ndoshta mund të arrij edhe suksesin e Rihannes./Insajderi