×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Edhe Viber tallet në llogari të Facebook-ut, pas “rënies” së përkohshme të këtij rrjeti social gjatë të martës

    Insajderi
    06 March 2024 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përdoruesit në mbarë botën mbrëmë për afro një orë nuk kanë mundur të qasen në llogaritë e tyre në Facebook, Instagram, Messenger dhe YouTube.

    “Rënia” e rrjeteve sociale nxiti një sërë reagimesh në X, e pasi që Facebook i “nxirrte jashtë” përdoruesit nga llogaritë e tyre, të gjithë pyetën një gjë – pse po ndodhë kjo.

    Ndërkaq Viber “rënien” e rrjeteve sociale e shfrytëzoi për marketing, ku me një dozë shakaje u bënte thirrje njerëzve të instalojnë aplikacionin e tyre.

    “Mbajeni bisedën tuaj të sigurt, të besueshme dhe të këndshme. Shkarkoni Rakuten Viber tani dhe ndjeni ndryshimin”, shkruan ata krahas një fotoje të ikonës dhe mbishkrimin “në rast urgjence”.

    E ky është parë si një moment i përkryer për të bërë marketing nga përdoruesit – duke thënë se ishte çasti i duhur për një mesazh të tillë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark