Insajderi
Lajme

Edi Rama publikon pjesë të dëshmisë ku Rubin kritikon Specialen: Proces shtangës që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare

Insajderi
16 September 2025 - 18:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edi Rama publikon pjesë të dëshmisë ku Rubin kritikon Specialen: Proces shtangës që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas dëshmisë së James Rubin, ish-ndihmëssekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit, si dëshmitar i mbrojtjes në seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.

Rama me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka quajtur “proces shtangës” që “ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare” gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK’së, shkruan Insajderi.

“LIRIA KA EMËR! Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…”, shkruan ndër të tjera ai.

Rubin ndër të tjera në dëshminë e shpërndarë nga i pari i ekzekutivit shqiptar thotë se ngelet i shqetësuar se si ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili iu është vetofruar drejtësisë ndërkombëtare, po mbahet në paraburgim tash e pesë vite.

Më tej, implikon politkisht Gjykatën Speciale duke potencuar se arrestimi i tij ndodhi teksa Thaçi po nisej për në Washington për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë përgjatë Administratës Trump. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark