Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Edi, ka prekur banorët duke treguar historinë sesi e kishte humbur një shok.
Por më pas ai ndryshoi rrjedhën e bisedës, duke treguar një rast interesant që i kishte ndodhur para 4 vitesh.
“Një ditë para ditëlindjes time në vitin 2020, isha në një restorant në Pejë. Kisha investuar në diçka, por 10 minuta para ditëlindjes më humbën 50 mijë euro”, tregoi Edi me një buzëqeshje ironike, duke shkaktuar reagime të ndryshme te banorët.