×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Edit Shkreli, gjyqtarja e parë shqiptare në New York

    Insajderi
    09 November 2023 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo herë e më shumë po dëshmojnë se vetëm me punë dhe angazhim mund të jenë pjesë e institucioneve më të rëndësishme në këtë shtet. Këtë e ka dëshmuar së fundmi edhe Edit Shkreli, e cila është zgjedhur gjyqtare e parë shqiptare në New York, Gjykata Civile në Bronx.

    Para se ëndrra e saj e madhe të bëhet realitet, Edit Shkreli ka punuar si avokate me shumë eksperiencë, në New York, ku klientët e saj të preferuar kanë qenë shqiptarët.

    Në vitin 2011, Edit Shkreli, ka përfunduar studimet e avokaturës tek New York Law School, duke u diplomuar si “Juris Doctor, Cum Laude”. Pas pak muajsh, ajo ka kaluar për herë të një nga provimet më të vështira të licencimit, provimin e Shtetit të New York-ut (“Bar Exam”).

    Po ashtu, Edit Shkreli, ka më shumë se tetë vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains, kryesisht për rastet komerciale, të divorceve dhe rasteve të tjera.

    Ajo zotëron njohuri të larta juridike, që së bashku me eksperiencat e saj e bëjnë atë të kualifikuar për të marrë vendime të drejta për komunitetin në tërësi.

    Përpos një avokate me eksperiencë, ajo është edhe një pedagoge e përkushtuar në mësimdhënie, profesion të cilën ajo e ushtron tek New York Law School, që në vitin 2019.

    Përpos anës profesionale, Edit Shkreli, ka dhënë dhe vazhdon të jap kontributin e saj për komunitetin shqiptar, ku është anëtare pranë Bronx Community Board dhe, po ashtu është edhe anëtare e Bordit të organizatave jofitimprurëse, “Neighborhood Initiatives Development Inc”. dhe “Albanian-American Educators Association”.

    Për tërë këtë angazhim të saj në komunitet shqiptarë, ajo shpesh quhet edhe “Lidere e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan”.

    Edi Shkreli ka lindur në Shkodër, por në Amerikë ka migruar bashkë me prindërit e saj kur ajo ishte vetëm 13 vjeç. E gjithë kjo për t’i shpëtuar trazirave të mars-it të vitit 1997 në Shqipëri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark