Ish-basketbollisti i njohur kosovar, Edmond Azemi ka qenë i ftuar në emisionin e fundjavës, “Kendiv” në T7.
Ai foli për jetën e tij dhe karrierën e pasur që e pati.
Pas pensionimit, ai vazhdoi të mbetet në Prishtinë, si drejtor gjeneral.
Megjithatë, ai në T7 tregoi se nuk është duke e ushtruar më këtë pozitë.
“S’jam drejtor gjeneral i Prishtines, në një mbledhje të jashtëzakonshme i gjithe menaxhmenti u pezullua, e kam kuptuar përmes Facebook-ut, e kam dhënë maksimumin tim, klubi ka pas shumë probleme, i kemi zgjidh ato probleme, kemi hap rrugë, nuk po du me hi a është politikë a jo, une kam dhënë kontributin tim. Një ditë do të dal do t’i tregoj të gjithaçka ka ndodh, normal s’jam i kënaqur, jam i zhgënjyer, që 25 vjet kam dhënë kontribut si lojtar, kurrë se kam tradhtuar Prishtinën, spo du me hy në detaje, me jep edhe emra”, tha Edo në emisionin “Kendiv” në Televizionin T7. /Gazeta Express./