Insajderi
Insporti

Edon Zhegrovën e duan të gjithë, i kushtohet edhe një këngë

Insajderi
11 October 2024 - 16:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edon Zhegrovën e duan të gjithë, i kushtohet edhe një këngë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me paraqitjet e tij në fushën e lojës, Edon Zhegrova ka arritur të fitojë zemrat e tifozëve të Lille, por jo vetëm.

Së fundmi, yllit kosovar i është kushtuar edhe një këngë nga reperi francez, Landers.

Ai e ka publikuar këtë këngë para gjashtë ditësh, me këngën që titullohet “Zhegrova”.

Zhegrova këtë edicion të garave ka treguar paraqitje tejet të mira, duke nisur nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve, në Ligue 1 dhe në formatin e rregullt të elitës së futbollit europian.

Zhegrova madje bëri performancë të jashtëzakonshme edhe ndaj Real Madridit, ndeshje të cilën Lille e fitoi 1-0. Zhegrova e nxorri penalltinë, të cilën e konvertoi Jonathan David.

Ylli kosovar ka gjashtë gola dhe një asistim në 11 ndeshje të luajtura këtë edicion të garave.

Por, Zhegrova ende s’e ka gjetur golin me Kosovën në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Golin mund ta gjej në ndeshjet e tetorit, që Kosova i zhvillon ndaj Lituanisë dhe Qipros.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark