×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Efi zbulon banorin i cili nuk duhet të fitojë BBV: Duhet të tregonte më shumë nga vetja, jo të fshihej pas debateve të tjerëve (VIDEO)

    Insajderi
    24 April 2023 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas Efit, Kristi nuk duhet ta fitojë këtë Big Brother, pasi nuk ka treguar shumë nga vetja brenda shtëpisë.

    Efi Dhedhes ka dhënë mbrëmë disa argumente se pse Krist Aliaj nuk duhet ta fitojë këtë “Big Brother VIP”. Sipas saj, ai nuk duhet të jetë fituesi i këtij edicioni, pasi nuk ka treguar shumë nga vetja brenda shtëpisë.

    Ajo foli më shumë për rrugëtimin e tij, ku përmendi faktin se ai ka qenë shumë enigmatik, e dukej sikur do tregonte diçka, por nuk ndodhi kështu.

    Dhedhes e vijoi mendimin e saj duke shtuar se Kristi është përfshirë në debatet e Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit, asnjëherë nuk ka krijuar një debat të tijin.

    Sipas saj, Kristi nuk ka pasur fare qëndrueshmëri. Ajo shtoi se në mendjen e saj ‘është gjendur fituesi, por që nuk është Kristi”. Ajo vijoi duke thënë se fituesi duhet të kishte treguar shumë nga karakteri i tij, që ai nuk e ka dhënë.

    Ajo tha se ai meriton finalen, pasi ka qenë një karakter i veçantë në atë shtëpi, por nuk meriton të jetë fituesi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark