×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Egla e fiton Big Brother Vip”

    Insajderi
    05 April 2024 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati Spartak Ngjela, teksa ishte i ftuar në “Breaking”, nuk ka ngurruar të komentojë as ngjarjet e fundit në “Big Brother Vip3”.

    Siç dihet Egla, Meritoni dhe Ilnisa, ndodhen në Dhomën e Bardhë dhe janë të skualifikuar deri të shtunën, ku publiku do vendosë se cilin preferon të kthejë në “BBV3” dhe cili do përfundojë këtë rrugëtim.

    Avokati Ngjela, shprehet se e shikon Eglën si fituese të “BBV3”, pasi sipas tij, ajo ka një audiencë të madhe dhe e mbështesin shumë persona.

    Spartak Ngjela: “Egla fiton, ka audiencë më të madhe, ka përkrahje më të madhe. Do e shohë stafi drejtues dhe do thotë “do humbasim audiencën ne për elokuencën e Ilnisës? Kaq është. E bën çdo njeri këtë llogari. Edhe ti ke pyetur sa e kam audiencën, ke pyetur në fillim. Tani që e ke të garantuar nuk çan kokën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark