Egli dhe Gjesti hedhin dyshime te mëdha: Laerti ka lidhje me Vëllanë e Madh dhe ka thënë ... - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Egli dhe Gjesti hedhin dyshime te mëdha: Laerti ka lidhje me Vëllanë e Madh dhe ka thënë …

    Insajderi
    08 April 2025 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egli Tako dhe Gjesti kanë bërë një bisedë së bashku për zhvillimet e fundit në shtëpinë e famshme.

    Banorja po i tregonte këngëtarit pejan se aktori ia bëri fakt të kryer si finalist i dytë.Ajo ngeli e habitur duke shtuar se nga e di ai me plot bindje se do të jetë në finale.

    “Dje Laerti tha unë do të fitoj, e bëri fakt. Unë do të fitoj siç fitova këtë kokë me kokë me Valbonën, po ç’lidhje kishte ai me këtë për finalistë. Nga e di ti që do të fitosh me aq bindje”, tha ajo.

    Gjesti nga ana tjetër bëri një deklaratë të fortë se ai është i lidhur me Vëllanë e Madh.

    “E di ky, se ky më Vëllanë e Madh është kështu, i lidhur. Kokë me kokë. E di që është i sigurt në finale, Rozana Radi e di që është e sigurt në finale. Kanë lidhje”, tha ai.

    Pritet të shihet se kush do të shpallet finalisti i dytë i këtij edicioni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark