×
  • Sport
  • Sport

    Egzon Bislimi priti gjashtë penallti- Heroi i Prishtinës së Re që e dërgoi ekipin e tij në barazh me Feronikelin

    Insajderi
    27 May 2024 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egzon Bislimi, porteri i Prishtinës së Re, pati paraqitje fantastike në ndeshjen e së dielës kundër Dinamos së Ferizajt.

    Egzon Bislimi ishte më meritori që skuadra e tij, do luaj ndeshjen e barazhit ndaj Feronikelit ‘74.

    Edhe pse pranoi tre gola në 120-të minuta, vlerat e tij u treguan në momentin e ekzekutimit të penalltive.

    Prishtina e Re ishte me fat që në portën e tyre, ishte Bislimi, pasi që sulmuesit nuk ishin në formën e tyre më të mirë, duke humbur penallti që mund t’i kushtonin shumë.

    Me tre pritje gjatë penalltive, Egzon Bislimi ishte figura kyçe, ku dje klubi nga kryeqyteti festoi fitoren më të madhe që nga krijimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark