Njësitë e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, aty ku si pasojë e vërshimeve dje, 24 qershor, mbeti i vdekur një fëmijë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se janë në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të tejkaluar këtë situatë.
“Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë”, shkroi ai