Në ekipin e Daut Haradinajt për garën zgjedhore në Prishtinë është edhe një kampion sportiv, i cili do të paraqitet në Kampionatin Botëror të karates që mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan Gazeta Insajderi.
Fjala është për karatistin Orges Arifi, i cili është kampion në garat nacionale të karatesë në Shqipëri, në kategorinë deri 60kg.
Pas rezultateve të mira në gara ndërkombëtare, Arifi është kualifikuar për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Dubai.
Duke premtuar përkrahje të parezervë nga Komuna e Prishtinës, Haradinaj, është shprehur se kandidimi i Arifit është dëshmi se sportistët e kanë vendin e merituar në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Orges Arifi ka shënuar suksese të mëdha në sportin e karatesë, ku vlen të theksohet medalja e argjendtë në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në vitin 2018. /Insajderi.org/