×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ekipi i Insajderit sulmohet në xhaminë e Vushtrrisë

    Insajderi
    11 November 2023 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e djeshme ekipi gazetës Insajderi i përbërë nga gazetarja, Dijellza Preniqi dhe kameramani Albert Bislimi, është sulmuar në xhaminë “Sheikh Zayed” nga hoxhë Bedri Halili.

    Teksa gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi kishte kërkuar ta intervistonte të njëjtin në lidhje me një deklaratë të tij, hoxha ishte treguar agresiv.

    Halili e kishte kapur nga krahu gazetaren duke e shtyrë me forcë në momentin kur kjo i kërkoi një përgjigje.

    Si ndodhi ngjarja?

    “Pasi përfundoi falja e namazit dhe qytetarët u larguan nga xhamia, së bashku me kolegun tim Albertin hymë në xhami. Në xhami hoxha ishte brenda zyrës së tij me të parë që ne hymë brenda ai doli dhe na përshëndeti. Njëjtë vepruam edhe ne, unë i tregova hoxhës që qëllimi i shkuarjes sonë ishte të marrin një prononcim nga ai në lidhje me disa deklarata që janë publikuar së fundmi”, tha Preniqi gazetarja e Insajderit.

    Ajo tregoi se akoma pa i treguar se për cilat deklarata bëhej fjalë, ai filloi që ti akuzonte gazetarët se janë terrorista dhe dezinformues të popullit.

    “Ndonëse ofendimet kishin kaluar edhe në personale, unë edhe kolegu im kemi vazhduar të kemi mirësjellje. Më pas unë i thash z.Halili nuk e di për çfarë deklarata e keni fjalën por unë kamë ardh të marr një përgjigje nga ju rreth një videoje të publikuar në “Facebook”. Ku shiheni duke i thënë xhematit mos i bëni dasëm kurv*ve”, tha tutje ajo.

    Sipas gazetares, në atë moment hoxha reagoi me ton të lartë duke thënë “ti nuk je prej AKI-së, as gjyqësorit e prokurorisë, me mi parashtruar mu këto pyetje”.

    “Teksa përfundoi fjalinë, në mënyrë të qetë i thashë me zor nuk mund ta marrim përgjigjen tuaj, por nëse mund të na tregosh pse i ke quajtur vajzat e gratë kur*a. hoxha me një vrull dhe një zë të lartë, më drejtohet duke thënë menjëherë ik nga këtu. Me forcë ma kap krahun më shtrëngon dhe më shtyn në distancë një metër. Më referohet me fjalën njëra prej atyre që po pyet je edhe ti”, tha ajo.

    Preniqi tha se përpos forcës që e përdori me të ka filluar pastaj edhe të kërcënoj ekipin e Insajderit me fjalë të rënda.

    “Ne pastaj u larguam nga oborri i xhamisë kemi njoftuar policinë, kanë ardhur dhe kemi vazhduar përsëri në xhami. Hoxha nuk ishte aty, ishin vetëm dy persona të tjerë të cilët e kanë ftuar që të kthehet prap. Kur hoxha erdhi brenda nuk e di nëse i kishte parë ose jo policinë, që janë brenda por më pau mua dhe filloj përsëri të bërtiste “a nuk ju thash me ik a?”, dhe filloi të më sulej përsëri. Tre zyrtarët policor i dolën para dhe e ndaluan, por edhe pse ata ishin aty ai nuk i ndaloi kërcënimet e të sharat”, pohoi gazetarja Preniqi.

    Sikur të mos mjaftonte sjellja e tij, i njëjti kishte kapur në dorë një stol (karrige e vogël) dhe kishte tentuar ta hidhte në drejtim të gazetares.

    “Policia e ndaloi që ta hidhte atë karrigen, dhe e marrin në një hapësirë tjetër imamin e xhamisë. Ndërkohë ekipi i Insajderit niset në stacionin policor për të dhënë deklaratë”, tha për fund Preniqi.

    Rasti është bërë i ditur edhe përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës sot.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark