×
  • Sport
  • Sport

    ​Ekipi i Kosovës ftohet për Botërorin e boksit, federata vendos të mos udhëtojë

    Insajderi
    30 April 2023 - 23:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar për zhvillimet të reja në lidhje me pjesëmarrjen e boksierëve kosovarë në botërorin e boksit, që prej 1 maj – 14 maj 2023, mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

    Përkundër tentimeve të vazhdueshme për të marrë vizën nga shteti i Uzbekistanit, që nuk e njeh Kosovën, edhe pse ishte premtuar drita e gjelbërt, për t’u mundësuar marrja e vizave, deri dje (29 prill) nuk u dha asnjë arsyetim, as nga organizatori, e as nga IBA.

    Një sinjal pozitiv, por i vonshëm, Federata e Boksit thotë se erdhi mbrëmë, në orët e vona, ku zyra e IBA-s në Lozanë të Zvicrës, komunikon me sekretarin e FBoxK-së, Latif Demolli, me ç’rast është thënë se IBA ka kontaktuar me Komitetin Olimpik të Uzbekistanit, dhe gjithçka është rregulluar sa i përket vizave dhe është kërkuar të merren vizat dhe të udhëtojnë, përcjellë KosovaPress.

    Mirëpo, Federata e Boksit të Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këtë Botëror për shkak të vonesave të mëdha dhe pamundësisë për të siguruar biletat.

    “Mirëpo, përkundër gatishmërisë së ekipit tonë që të udhëtojmë sot drejt Uzbekistanit, edhe pse me vonesë, pasi arritja jonë do të bëhej pas tërheqjes së shortit, të paraparë për 1 maj, ngase itinerari i biletave nuk mundësonte arritjen tonë më herët se sa pasditja e 1 majit. Andaj, duke parë këto sfida të udhëtimit dhe arritjes me vonesë, por edhe mos konfirmimi me shkresë se do të na jepen vizat dhe do të na lejohet pjesëmarrja me të drejta të barabarta, në koordinim me kryetarin e FBoxK-së, Enver Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm, Latif Demolli, përzgjedhësin, Besim Brahimi, sekretarin e përgjithshëm të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, njoftuam zëvendësministren e Sportit, Daulina Osmani, dhe vendosëm të mos udhëtojmë, pasi nuk mundemi të arrijmë me kohë në gara.”, thuhet në njoftimin e federatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark