Kosova mori pjesë me 7 garues në Kampionatin Ballkanik për Senior që u mbajt në Pazarxhik të Bullgarisë.
Ekipi i Kosovës aty fitoi 6 medalje, 1 të artë, 1 të argjendtë dhe 4 të bronzta.
Shpati Zekaj i artë (-100kg)
Erza Muminoviq e argjendtë (-52kg)
Loriana Kuka e bronztë (-78kg)
Dëbora Gjakova e bronztë (-57kg)
Muhamedin Veseli i bronztë (-60kg)
Dardan Cena i bronztë (-73kg)
Rios Kuka (-90kg) nuk ishte në ditën e tij të mirë.
Bashkë me ekipin ishin edhe trajnerët Zymer Zeka dhe Mustafë Veseli.