Ylli portugez e dëshiron largimin nga Manchester United, por së fundmi ka marrë refuzime.
Sipas asaj që raportohet, PSG dhe Bayern tani janë ekipet që janë deklaruar kundër transferimit të tij.
E ndërkohë, klubi rus, Spartak Moscow është tallur me këtë gjendje të Ronaldos. Ata kanë publikuar një bisedë fiktive mes tyre dhe Ronaldos, kinse pesë herë fituesi i Topit të Artë u ka shkruar për t’iu bashkuar ekipit, por të cilët e kanë refuzuar.
Njëjtë kishin vepruar edhe me Messin vitin e kaluar, por duke i ndërruar rolet.