Gara në Zagreb të Kroacisë ka përfunduar për ekipin shqiptar BLINK, të cilët u mposhtën nga ekipi 4Glory në ndeshjen vendimtare, për të përfunduar në vendin e tretë në turneun Adria CS:GO
Edhe pse ndeshja ishte e barabartë gjithë kohës, ekipi BLINK nuk arriti që ta mposht ekipin serb 4Glory në ndeshjen vendimtare, për të siguruar finalen.
Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, 16-13 në ‘Mirage’ dhe 16-14 në mapin e dytë ‘Nuke’.
Me këtë humbje BLINK ka përfunduar në vendin e tretë, duke fituar çmimin prej 1500 euro, ndërsa ekipi 4Glory do të përballet me ekipin tjetër shqiptar XTEAM në finalen e madhe, për çmimin e vendit të parë prej 5.000 euro.
Ndeshjen finale mund ta ndiqni nga ora 18:40 në kanalin zyrtar të EsportAdria, si dhe në kanalin e streamerit Ermir ‘MiryAlbania’ Dunga me komentim në shqip