×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ekonomia e eurozonës 0,6% rënie në tremujorin e parë 2021

    Insajderi
    30 April 2021 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prodhimi i Brendshëm Bruto në zonën euro u kontraktua 0,6% gjatë tremujorit të parë të vitit në raport me tremujorin e mëparshë, theksoi sot Zyra e Statistikave të BE-së.

    “Prodhimi ekonomik i zonës euro ëshë ulur me 1,8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2020”, deklaroi Eurostat.

    Për gjithë Bashkimin Evropian me 27 anëtarë, kontraktimi ka qenë më pak i theksuar, me 0,4% në tremujor dhe 1,7% në harkun kohor të një viti.

    Dobësimi vazhdon tendencën në rënie parë në muajt e fundit të vitit 2020. Kjo ka ardhur pas një rritjeje të fortë të rënies ekonomike si pasojë e pandemisë së koronavirusit regjistruar një tremujorin e tretë të këtij viti.

    “Portugalia regjistroi rënien më të fortë me 3,3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndjekur nga Letonia me një rënie prej 2,6% dhe Gjermania me 1,7%”, sipas Eurostat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark