Insajderi
Biznes

Ekonomia e Italisë bie në recesion

Insajderi
31 January 2019 - 18:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në tre muajt e fundit të vitit 2018, ekonomia është tkurrur për 0.2%, pas një rënieje prej 0.1% në tremujorin e tretë, tha Istat.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, paralajmëroi se tkurrja ka gjasa të vazhdojë edhe në vitin 2019, transmeton REL.

Shifrat e Bashkimit Evropian, ndërkaq, treguan se rritja ekonomike në Eurozonë është ende e dobët.

Sipas tyre, rritja në zonën 19-anëtarësh ka mbetur në 0.2% në tremujorin e fundit të 2018-ës, njësoj si edhe në tremujorin paraprak.

Shifrat e agjencisë Eurostat treguan se në Bashkimin Evropian në tërësi, rritja në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ka qenë 0.3%.

Për dallim prej Italisë, disa ekonomi të Eurozonës janë rritur më shumë seç është pritur: norma e rritjes në Francë ka qenë 0.3%, ndërsa në Spanjë 0.7%.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark