Insajderi
Biznes

Ekonomia gjermane hyn në recesion

Insajderi
15 May 2020 - 15:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekonomia më e madhe e Evropës u tkurr me 2.2 për qind në tre muajt e parë të vitit 2020, pasi dyqanet dhe bizneset u mbyllën, në mes të marsit, për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Sidoqoftë, rënia nuk është aq e keqe sa në ekonomitë e tjera të mëdha evropiane siç janë Franca (5.8 për qind) dhe Italia (4.7 për qind).

Kjo është pjesërisht për shkak të një vendimi të 16 landeve të Gjermanisë për të lejuar që fabrikat dhe punishtet e ndërtimit të qëndrojnë të hapura, dhe një pakete shpëtimi nga qeveria.

Ekonomistët presin një rënie më të thellë në tremujorin e dytë të vitit, pasi efektet e plota të izolimit do të jenë më të dukshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark