Insajderi
Biznes

Ekrani i errët në iPhone mundëson 30 për qind më shumë jetëgjatësi baterie

Insajderi
23 October 2019 - 22:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tashmë dihej se modaliteti i errët mund të zvogëlojë në mënyrë dramatike konsumin e energjisë të panelit të ekranit nëse është një lloj OLED.

Fatkeqësisht iu desh Apple dhe Google një kohë vërtet e gjatë për të përqafuar plotësisht modalitetin e errët në sistemin e tyre operativ, por tani që është lansuar, ju mund ta provoni vet.

Ekipa në PhoneBuff kanë vendosur që këto pretendime të testohen për të parë saktësisht se sa më gjatë do të zgjasë bateria juaj me modalitetin ‘Dark’.

Ata kanë marrë dy iPhone identikë, të konfiguruar në mënyrë identike, me të njëjtin ndriçim të ekranit.

Duke testuar njërin me modalitetin e errët dhe tjetrin standard, me ndihmën e robotëve, ata i detyruan pajisjet të kryejnë të njëjtat detyra.

Në fund të provës, ata kanë arritur në përfundimin se kur iPhone me “light mode” mbeti pa bateri, iPhone Mode Dark kishte akoma rreth 30% ngarkesë baterie në të, gjë që është mjaft e madhe në krahasim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark