Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka vazhduar të prezantojë programin e tij në rrugë të ndryshme të kësaj komune.
Hyseni ka shkruar se rinia e Llapit po e përkrahë fuqishëm planet e tij.
Ai më tej ka thënë se do të punojë për zhvillimin dhe avancimin e të rinjëve në Podujevë.
“Programi Podujeva Për Të Gjithë po mbështetet fuqishëm nga të rinjtë llapjanë. Para tyre me kënaqësi po shpalosim projektet tona të cilat mundësojnë zhvillimin dhe avancimin e tyre”, ka shkruar Hyseni në Facebook.