Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, në përfundim të fushatës tha se në të gjithë rrugëtimin e tij e ka frymëzuar familja dhe vendi i tij Batllava.
“Familja ime dhe vendi im Batllava më kanë frymëzuar, e më kanë dhënë energji e mbështetje gjatë krejt rrugëtimit tim, kjo u dëshmua edhe këtë here”, tha Hyseni.
Ai u shpreh se do të jetë në shërbim të llapjanëve.
“Zotohem se do të mbetem i njejti dhe në shërbimin e llapjanëve, gjithmonë”, tha kandidati për kryetar të Podujevës.