Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka premtuar se do t’i mbështes bizneset e llapit që të shtrihen edhe në tregun evropian e boteror.
Hyseni ka vizituar kompanin “Duglas” në Podujevë dhe nga aty ka thënë se do t’i fuqizojnë dhe ndihmojë edhe bizneset tjera.
“Permes konceptit tonë #EkonomiaLlapjanePërTregunEvropian ne do t’i fuqizojmë, e do ti ndihmojmë bizneset si “Duglas” që t’i rrisin kapacitetet dhe të shtrihen në tregun evropian e boteror”, ka shkruar Hyseni në Facebook.