Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, tha se do të punojnë çdo ditë për ta jetësuar synimin që kanë.
“Do të punojmë çdo ditë për ta jetësuar synimin tonë, Podujeva Për të Gjithë”, ka shkruar Hyseni.
Hyseni tha se mbështetjen do ta kthejnë në qeverisje të mirë.
“Kërkesat dhe idetë tuaja, i kemi përkthyer në program. Mbështetjen e madhe do ta përkthejmë në qeverisje të mirë, e në shërbimin të secilit qytetarë”, tha kandidati për kryetar të Podujevës.